Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e këmbëve

Pershendetje, jam 15 javeshe shtatzene por kam dhembje te medha te kembeve, besoj se kete e kam nga reuma apo ftofja e madhe, nuk mundem ti ngrys kembet, kam blere KAMFART Cream por e lexova qe eshte e demshme per gra shtatzene, mund te me rekomandoni ndonje gje per mua?

Loreta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta

Dhimbjet e këmbëve dhe ngërçet gjatë shtatzënisë, mund të ndodhin si rezultat i mungesës së kalçiumit dhe magnezit në organizmin e gruas shtatzënë. Meqënëse mendoj se kjo vjen nga reumatizma atëherë këshillohu me mjekun reumatolog dhe mos mos përdor ilaçe pa rekomandimin e tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti