javë pas jave
Përshëndetje Etra
Po mundohet të të shkruaj disa këshilla praktike se si të dominosh problemet me hemorroidet.
Evito kapsllëkun duke rregulluar rregjimin ushqimor dhe shtuar në dietë ushqime që përmbajnë fibra natyrale dhe konsumo sa më shumë lëngje. Evito sforcimet mbi baçin që do të thotë evito çdo lëvizje, ngritje peshe, qëndrime të gjatë në këmbë, etj. Shplarjet me ujë të vakët apo të ftohtë (kjo varet nga reagimi i organizmit), mund të jetë këshillë shumë e mirë, ose vendos kompresa të ftohta në vendet e dhimbshme të homorroideve. Pas daljes jashtë, bën mirë që të pastrohesh me kujdes dh eelimino sat ë mundesh mbajtjen e pecetave industriale. Nëse këto këshilla nuk japin efektin pozitiv të prishëm, mund të përdorësh edhe preparate si kremra apo suposta për të qetësuar dhimbjen apo të kruajturit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr. Kam problem me hemoroide, me kan dalur jasht. Jam ne javen e 33, cka me preferoni te perdor, psh a guxoj me perdor faktu sup. Dhe mast, apo me preferoni diqka tjeter? Gjitha te mira