Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzane pas aborti

Pershendetje e nderuar Dr. Une pres ciklin pas 5 ditesh dhe kam bere nje test dhe ka dal pozitiv, kam simptome gjinje te ndjeshem.Ajo qe desha te pyes eshte se a jane normale disa therje here pas here ne bark posht ne kete fillim shtatzanie sepas kam frik se kam pas nji abort bighted dhe ndonjehere me duke. Te njejta. Kur duhet te paraqitem te mjeku. Ju faleminderit.

Une Era (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Në fillimet e shtatzënisë konsiderohen normale dhimbjet e lehta në fund të barkut. Por duhet të dish se shtatzënitë nuk ngjasojnë me njëra tjetrën. Megjithatë drejtohu tek mjeku për të bërë disa ekzaminime specifike për të konfirmuar praninë e shtatzënisë, gjendjen e aparatit riprodhues dhe të gjithë organizmit, me qëllim që mjeku që ndjek shtatzëninë të orientohet për mundësitë e trajtimit të nevojshëm nëse lindin probleme.

Mos harro të fillosh konsumin e acidit folik dhe multivitaminat suplement.

Gjithë të mirat.

/komuniteti