Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet kafe

Pershendetje! Kam 8 muaj qe kam lindur djalin. Menstruacionet me erdhen para 1 muaji dhe me zgjaten 5 dite, ashtu si para se te ngelja shtatzene. Tani kam disa dite qe kam pasur disa sekrecione kafe. A mund te me thoni se si te veproj?

Klea (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Klea,

Fillimisht te uroj per lindjen e femijes. Sekrecionet ngjyre kafe nuk jane shenje normale, per me teper nese mbajne ere te keqe dhe/ose nese ke dhimbje ne fund te barkut (ne veçanti gjate marredhenieve seksuale). Nese ke keto shenja atehere dyshoj se behet fjale per infeksion te organeve te brendshme gjenitale. Eshte nje problem lehtesisht i menaxhueshem, por nuk mjekohet vetem me vaginaleta!

/komuniteti