Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë e ciklit

Jam 1 djale 18 vjec, kam kryer marredhenie me te dashuren disa dite para menstruacioneve me masa mbrojtese (per meshkuj masa mbrojtese) dhe asaj i kane kaluar 2 dite nga data qe duhej ti kishin ardhur menstruacionet dhe si kane ardhur, cili eshte problemi mund te me tregoni?

xxxx (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëqoftëse masat mbrojtëse kanë qënë efikase, si p.sh. nuk është çarë perzevativi apo nuk është derdhur spermë në brëndësi të vaginës, atëherë nuk mund të dyshohet për fillimin e shtatznisë.

Në raste të tilla, vonesa menstruale vjen për shkak të ndryshimit të statusit të organizmit femëror nëse ka qenë e virgjër. Prisni edhe dy-tre ditë, e nëse menstruacionet nuk vijnë duhet të gjendet shkaku i vonesës menstruale nga mjeku gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti