Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon dhimbja e lukthit tek bebi?

Pershendetje e nderuar doktoreshe, Doktoreshe kam nje pyetje pasi jam bere merak. Jam ne javen e 9 te shtatzanise, pata nje stres te madh dhe filloj te me dhemb lukthi shume sa qe nuk mundja as te ec e as te leviz per 10-15 minuta. Te lutem me trego ka mund te ndikoj kjo tek bebi, kontrollen e kam te premten dhe nuk po jam rehat, andaj tu drejtova ty. Te falenderoj shume paraprakisht, mbetem ne pritje te pergjigjes!

Lina * (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elena

Mundet që ajo që ndjen, të jetë pasojë e pranisë së shtatzënisë dhe stresit që ke kaluar. Referoja këto të dhëna mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Gjatë kësaj periudhe të rekomandoj të ushqehesh në sasi të vogël dhe sa më shpesh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti