javë pas jave
Përshëndetje Zana
Analizat nuk mund të vërtetojnë nëse ka ndodhur një abort, sidomos kur ka kaluar një periudhë kohe prej 3 vjetësh.
Më vjen keq që nuk po fillon dot një shtatzëni dhe fajin nuk e ka marrdhënia jo e rregullt seksuale por midis të tjerave koha kur duhet bërë marrdhënia. Dhe ti duhet të dish se; gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi i femrës përgatitet të ovulojë. Hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë brendësinë e mitrës, endometriumin, që të trashet në mënyrë dhe pregatitet për qelizën vezë të pllenuar. Lirimi i qelizave vezë, ndodh më së shpeshti gjatë dy javëve pas ditës së parë të ciklit menstrual por kjo varet nga gjatësia e ciklit menstrual, kështu që ovulimi nuk është gjithmonë në ditët 13-16 të ciklit. Në ditët e ovulacionit, qeliza vezë fillon të udhëtojë nëpër tubat e Fallopit ku zakonisht fekondohet.
Dhe ti së bashku me bashkëshortin duhet të gjeni këtë kohë dhe atëherë të bëni tentativë për fekondim, por tre e më shumë ditë përpara mos kryej marrëdhënie seksuale sepse spermatozoidët kanë nëvojë të shtohen në mumër dhe të rritin aftësinë e tyre.
Por përpara kësaj, të rekomandoj që të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene
Përpiqu ta zbatosh atë nën drejtimin e mjekut gjinekolog.
Gjithë të mirat.


Mirembrema doktoreshe, te pergezoj per punen qe po ben por dua te pyes diqka para 3 vjete kam pas nje abort edhe provova te mbes perseri shtatzene per ni kohe por nuk mbeta! Kam be kontrolla po nuk kam marrdhenie te rregulta ndoshta kjo eshte arsyeja por dua te di se pas abortit a egzistojne analiza qe une kam abortu edhe sa kohe pas abortit tregojne keto analiza po pres me padurim te lutem me jep pergjegjje dua te di kete besoj se isha e kjarte sepse une sdua ta di burri im per abortin qe kam bere, po ne baze te analizave a mundet me u verifiku kjo? Faleminderit shume.