Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pa cikël menstrual

Pershendetje dr. Keta, deshta nje pyetje kam vajzen 4 muajshe e ushqej vetem me qumesht gjiri, menstruacione ende nuk kam, nuk jam shume ne dijeni a mund te kete nje shtatzeni pa cikel menstrual, ju kam shkruar edhe njehere po nuk me jeni pergjigjur me rrespekt Valja pune te mbare.

Vale (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vale

Pas lindjes dhe deri sa të jetë i pranishëm në mënyrë periodike cikli menstrual, shtatzënia e padëshiruar fillon përpara se të konstatohet gjakrrjedhja e parë menstruale sepse fertilizmi kryhet në ditët e ovulacionit dhe nëse nuk ka spermatozoidë në qarkullim, ndodh gjakrrjedhja menstruale. Prandaj këshillohet që pas lindjes, duhet të përdoren një nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti