Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rentgeni i shpines gjate shtatzenise

Midita e kam ni pytje shum te rendesishem. Cikline fundit e kam pas me 8 dhjetor e kam bo ni test te shtatzanis me 6 janar edhe ne ka dal pozitiv dje e kam bo ni ultrazan mjekja me tha se deri ne fund shtatzanis ka me pas dhimbje shum po problemi ma e madh esht e kam bo ni rendgen te shpines me 15 dhjetor. Mjekja me tha 50% me 50% jan shancat me te lind thmija normal pa te meta. Nuk po di qa me bo ?

Nora Nora (11 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Nora,

Nuk rekomandohet që gjatë shtatzanisë të bëhet fotografimi me rreze Rentgen, sidomos gjatë 12-të javëve të para të shtatzënisë. Ti ndodhesh përpara faktit të kryer dhe nuk ke asgjë për t’u ndërmarrë. Duke u ndodhur përpara faktit, nuk mbetet gjë tjetër vetëm të pritet dhe të vlerësohet ecuria e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

Gane * (11 vite më parë)
Pershendetje nora Ne lidhje me kete pyetjen qe e paske bere para 10 muajsh per rentgen gjate shtatzanise ne te njejten situate po kaloj dhe une, e kam bo rentgen te shpines para nji jave e aot zbulova se jam shtatzane, ti sigurisht ke lind! si ke kalu shtatzanine, si e ke femijen? Te lutem me trego se shum nmerak jam

/komuniteti