Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecioni kafe ne fillim te shtatzanise

Pershendetje , kam nje pyetje kemi tentuar per shtatzani me bashkeshortin , me jan vonuar periodat per tri dite ne diten qe duhet te me vinin kam oas sekrecion kafe me pas dy dit skisha dhe sot prap kam sekrecion kafe , testin e kam tri her me ka dal pozitiv , desha ta dij se sa rrezik eshte sekrecioni kafe

Luna Lus (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luna

Këtë situatë e kalojnë shumica e shtatzënive e sidomos në shtatzënitë e para. E rëndësishme është që sasia e gjakrrjedhjes nuk është e madhe dhe nuk është e shoqëruar me dhimbje në fund të barkut. Të rekomandoj që të qëndrosh sa më shumë shtrirë dhe duhet të shmangësh sforcimet dhe lodhjen e tepruar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti