Periodat
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vjola
Edhe ndodh që ndonjëherë cikli menstrual të çrregullohet pa ndonjë shkak të njohur. Zakonisht thuhet se tek çdo grua mundet që një herë në vit cikli të çrregullohet dhe kjo nuk përbën asnjë lloj problemi. Ky lloj çrregulimi vjen si shkak edhe i mënyrës së jetesës, streseve apo problemev të tjera që has njeriu në jetë. Nëse çrregullimi do të jetë i pranishëm edhe në muajt në vazhdim, atëherë lind nevoja që të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike si dhe disa analiza dhe ekzaminime të tjera, për të vlerësuar një shkak të mundshëm dhe trajtuar atë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe jam 33 vjec me kan ardhur periodat 9 dit para dates qe duhet te me vinin nuk e di ne eshte normale kjo theksoj se ciklin e kam pasur gjithmon te rregullt kontrollet pap tesin e bej cdo vit dhe me kan dal ok te gjitha a mund te me thoni nga mund te vij ky cregullim i ciklit eshte hera e pare qe me ndodh ju falenderoj dhe pune te mbare