javë pas jave
Përshëndetje Lona
Që shtatzënia të jetë e sigurtë, duhet që fillimisht të rregullohet cikli menstrual. Prandaj duhet të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve si dhe disa analiza specifike për të vlerësuar nivelin e disa hormoneve që ndikojnë ndjeshëm mbi rregullshmërinë e ciklit menstrual. Pasi cikli menstrual të jetë bërë i rregullt, ditët e mes ciklit, zakonisht dita e 14-16 (numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale), ndodh evulacioni. Në këto ditë duhet të bësh një ekzmainim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit dhe nëse përmasat e tij janë në kushte optimal, duhet të kryhesh marrëdhënie seksuale.
Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, me numër 0692033965.
Gjithë të mirat.


Pershendetje , Jam 27 vjeqare, jam e martuar dhe planifikoj të mbetem shtatzëne, ,mirëpo ciklin nuk e kam shumë të rregullt, do të thote se ka muaj kur me vonohen nga 1 jave. Me intereson qe ta di kohen me te sakte te ovulacionit. P.sh:ne kete muaj ciklin e kam nga data 10.01.2015, ne cilen dite mund ta kem ovulacionin?