Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja ne gjoks gjate shtatzanise

Pershendetje doktoresh,Kam nje pyetje,jam 5 muajshe dhe gjate shtatzanise kam ndjere dy here shtrengim ne gjoks,nje here me ka ndodhur para nje muaji me dy goiditje te forta per 10 sec ne pjesen midis gjoksit dhe kafazit te kraharoit dhe nje e ndjeva sot por me zgjati rreth 15 min jo aq e fuqishme sa hera e pare .Goditjen e pare nuk e morra sh seriozizht por me kete te dyten po filloj te shsetesohem.Ju lutem doktoresh mos duhet te bej ndone kontroll apo keto shenja jane normale gjate shtatzanise.Kam frike per ndonje atak se lex ne internet dhe jane te njejta simptoma.Theksoj se ndjej dhe djegie si ulkth ne pjesen e gjoksit.Ju lutem me keshilloni se cfare kontrolli duhet te bej?

Ornela Ori Zeqo (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ornela

Të rekomandoj që të konsultohet me patjetër me mjekun kardiolog, i cili do të bëjë vlerësime për të vlerësuar punën e zemrës meqë je shtatzënë. Nëse nuk ka probleme kardiake, drejtohu tek mjeku gjinekolog, i cili do të japë rekomandime të veçanta për djegiet në stomak dhe gjendjen që ankon.

Të rekomandoj gjithashtu të ushqehesh nga pak dhe shpesh, jo ushqime të skuqura dhe pikante, konsumo dy-dy litra e gjysëm në ditë (ujë, çaj, lëngje frutash të shtryllura dhe jo pije të gazuara). Elimino kafen, kakaon dhe çokollatat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti