Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frika nga lindja e parakohshme

Pershendetje doktoreshe... fillimisht dua tju pergezoj per punen qe beni jeni shume e mire. Une jam ne javen e 34 dhe kur isha ne vizite gjinekologia me tha se isha qelur nje gisht nga brenda mitres, sa jane gjasat te lind parakohe dhe a do te thote kjo qe duhet te mos eci sepse une i kam ligjeratat dhe derisa te lindi nuk do doja ti neglizhoj. Cfare me rekomandoni ju? Respekt.

Tida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tida

Çelja apo hapja e qafës së mitrës në këtë periudhë të shtatzënisë, nuk është shenjë e mirë. Ajo tregon për mundësinë e lindjes parakohe, por ky rrezik zvoglohet nëse qëndron rregjim shtrati dhe përdor antispazmolitikë. Bëj kujdes Tida, lëri ligjëratat, duhet të kalohet së paku java e 37-të e shtatzënisë që lindja të jetë normale.

Të uroj ta çosh lindjen deri në term.

/komuniteti