Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngërçe në pjesën e poshtme të stomakut

Pershendetje doktor! Kam ngerce ne stomak dhe me shume po paraqiten ne pjesen e poshtme te stomakut, dje verejta nje njolle te vogel te gjakut ne banjo. A mund te jete ndonje komplikim? Jan ne javen e 6 te shtatzenise. Ju pershendes dhe paraprakisht ju faleminderit!

Kana Rustemi Uka (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Kana,

Gjakrrjedhja (sado e pakte qe te jete) paraqet rrezik per rrjedhen e shtatzenise. Te rekomandoj qe te konsultosh gjinekologun per kete problem qe ke. Eshte e nevojshme qe te marresh barna te cilat e mbajne mitren te bute dhe te flashket, ne menyre qe te parandalohet aborti. Nuk dua te te frikesoj dhe alarmoj, por konsideroj se eshte e nevojshme qe te besh nje kontroll gjinekologjik.

/komuniteti