Dhimbja gjate kontrolles gjinekologjike
Lejla G
(11 vite më parë)
Përshëndetje Lejla
Ekzaminimi gjinekologjik nuk ka arsye për të qënë i dhimbshëm nëse ai kryhet me lubrifikant. Prania e një infeksioni vaginal është një nga shkaqet e dhimbjeve që ke ankuar. Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Vlerësimi i gjatësisë së qafës së mitrës, bëhet me ekzaminim ekografik me sondë intravaginale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe, Desha te ju pyes ne lidhje me nje ekzaminim gjinekologjik qe e pata sod ne spitalin shteteror. Desha te bej kontroll te shoh qafa e mitres a eshte kthyer ne gjendjen e meparshme (e kam pasur 3.2 dhe jam regjim shtrati), mirepo kontrollen mjeku deshi ta bente vetem me dore. Pata dhimbje te padurueshme dhe pas 3 tentimeve te mjekut i thash ta nderpriste se smunda ta duroja te shkonte me tutje. Kontrollen nuk e perfundoi, vetem me tha se kam sekret. Posa kam zbritur nga karrigeja me ka rene te fiket dy here se nuk mund te kfillesha, tensionin e kisha normal. Desha te ju pyes se per qfar arsye mund te kem pasur dhimbje te tille dhe a eshte per tu shqetesuar sepse gjate kontrollave tek mjeku im privat me sonde vaginale nuk me ka ndodhur asnjehere kjo dhumbje. Ju falemnderit shume per kohen. Gjitja te mirat.