Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet pas lindjes

Pershendetje Dr. Keta, desha tju pyesja se kur mund te kryej marredhenie seksuale pas lindjes se femijes? Kam 2 muaj qe kam lindur vete (ne menyre natyrale), ju uroj gjithe te mirat. Me shume respekt Lola.

Egla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egla

Pas lindjes, rekomandohet që raportet seksuale duhet të fillojnë pas rikuperimit të organeve gjenitale femërore. Kjo periudhë konsiderohet e mjaftueshme për rreth 40-45 ditë, pas lindjes. Kjo do të thotë se nëse, gjatë raporteve seksuale ndihesh mirë ti dhe bashkëshorti, atëherë nuk ka asnjë arsye përse të mos i kryeni marrëdhënie të tilla.

Kujdes duhet të tregosh, në parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar.

Për këtë të rekomandoj, që të përdoresh një nga metodat e planifikimit familjar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Gjithë të mirat.

/komuniteti