Java e 22
Suada Dubova
(11 vite më parë)
Përshëndetje Suada
Ekzaminimi ekografik nuk ka efekte anësore mbi fetusin apo mbi ecurinë e shtatzënisë. Gjatë një shtatzënie normale këshillohet që të bëhet deri në 4 ekzaminime ekografike. Mund të bëhen më shumë nëse mjeku e shikon të arsyeshme dhe vetëm atëherë kur ka probleme. Dhimbjet në fundin e barkut nëse nuk janë të forta mund të konsiderohen normale. Megjithatë një kontroll tek mjeku është i nevojshëm. Gjatë kësaj periudhe qëndro sa më shumë shtrirë anash majtas, evito punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e gjata.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 22 te shtatzanise, deri tani kam bere 6 Ultrazera, dua ta dij a jam e rrezikuar te beje ende te tjere apo eshte normale?, dhe momentalisht kam dhimbje barku ne dy anet e barkut posht kerthizes dhe laarte, nese shohim barkun mund te them se ne form + kam dhimbje.. !?