Cikli pas lindjes
Joniii
(15 vite më parë)
Përshëndetje Joni
Normale është që gjakrrjedhja e ciklit mestrual të fillojë pas rigjenerimit të organeve seksuale, kur ushqyerja me qumësht gjiri nuk është bërë korrekte.
Prandaj nuk ka asgjë për tu shqetësuar, nëse gjakrrjedhja vjen nga rifillimi i ciklit menstrual. Problem qëndron tek mundësia e shtatzënisë së padëshiruar. Prandaj të rekomandoj të kërkosh përdorimin e një nga metodat e planifikimit familjar. Paraprakisht duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, për të vlerësuar dhe përdorur kontraceptivin më të përshtatshme për shëndetin tënd dhe të fëmijës që vazhdon të ushqehet me qumësht gjiri.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Po ju shkruaj per te pyetur ne lidhje me ciklin pas lindjes. Kam lindur para 2 muaj e gjysme me operacion. Deri tani femijen e kam ushqyer vetem me qumesht gjiri. Fiks 1 muaji pas lindjes pata ciklin. Konsultova gjinekologun i cili me tha se nenat me gji nuk kane cikel dhe me siguri ka qene nje rast i vecante. Per siguri bera nje eko diten e 45, e cila doli shume mire por tani qe jam 2 muaj e gjysme pas lindjes pata prap ciklin. Jam e sigurte qe eshte cikli sepse kam te njejtat simptoma, dhimbje te mesit, pak te perziera dhe te njejten arome. Ju lutem me keshilloni nese kjo eshte normale dhe cfare duhet te bej? Gjithe te mirat.