Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion dhe pak pezmatim ne veshke

Pershendetje zonja keta? Jam duke tentuar per shtatzani ka 5 muaj. Mjeku me ka thene qe kam infeksion dhe pak pezmatim ne veshken e majt. Kam perdor terapi por po paraqitet prape. Kam degjuar per sod te bukes a mund ta perdor ate dhe a mund te je i demshem? Shendet...

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Problemet e infeksioneve të rrugëve urinare nuk trajtohen me barna popullore. Të rekomandoj që të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës. Rezultatet do të tregojnë shkaktarin dhe trajtimin më efikas.

Në lidhje me shtatzëninë, bëj një këshillim parakoncepsional, që do të thotë të kontaktosh një mjeku obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar shëndetin tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit. Nëse rezultatet do të jenë normële, shtatzënia nuk ka arsye që të mos ndodhë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti