Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje pas lindjes

Miredita Dr. Keta, kam gati 2 muaj qe kam lindur, dhe me dhemb shpina, por nganjehere ndjej dhimbje mes kembeve ne te dyja anet, siper dmth (ku lind femija). Kur mund te pushojne keto dhimbje dhe a jane normale? Ju uroj gjithe te mirat, respekt nga Entela.

Entela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Entela

Dhimbja e shpinës pas lindjes mund të vijë nga mbajtja e peshave të rënda ose dhe me mbajtjen e fëmijës në krah. Kështuqë duke u rritur fëmija, rritet pesha dhe shtohet dhimbja që ndihet në kurriz. Mundohu të pushosh kur fëmija fle, ose bëj disa ushtrime për të çtensionuar muskujt e lodhur. Fëmijën ngrije nga dyshemeja me trup, dhe jo me duar të hapura por duke u ulur në gjunj.

Nëse dhimbjet janë të mëdha dhe nuk zvogëlohet intensiteti i tyre, atëherë konsultohu me mjekun.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti