Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Laparaskopia sa ndihmon ne mbetjen shtatzene?

Qe dy muaj kam ber laparaskopi ket muaj jam trajtu me clomid. Injeksion choriomon dhe tash jam tui perdor tabletat dabroston mjekja mi ka dhen sipas kontrollave qe i kam ber. Deshta te pyes sa kam mundesi me mbet shtatzen me ket terapi. Dhe sa me ndihmon operacioni ne mbetjen shtatzen. Flm nese me pergjigjeni. Klm

Shahadije Gashi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shahadije

Mund të më shkruash se përse është bërë laparoskopia. Më shkruaj dhe rezultatet e saj.

Nëse arrihet maturimi i folikulit (pjekja e vezës) nga stimulacioni (nga klomidi), dhe nëse parametrat që influencojnë për mbetjen shtatzënë janë normale, atëherë mundësia për shtatzëni është shumë e madhe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti