Kur mund të lind në mënyrë natyrale?
Albana Gjonaj
(15 vite më parë)
Përshëndetje Albana
Ashtu siç e përshkruan, rasti ka qënë i rëndë dhe më vjen mirë që fëmija ka shpëtuar dhe është mirë me shëndet.
Lindja e një fëmijë me operacion, nuk kushtëzon lindjen e tjera që edhe ato të jenë me operacion. Mjekët gjithnjë tentojnë dhe duhet të tentojnë për lindje normale vaginale edhe kur lindja e paraardhëse ka qënë me prerje cezariane, por sigurisht, gadishmëria operatore duhet të jetë e pranishme.
Gjithashtu lindja me operacion nuk kushtëzon periudhën kohore të lindjes së një fëmijë tjetër por, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që fëmija pasardhës të mos konceptohet para se të kenë kaluar dy vjet nga lindja e parë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam lindur para 3 muajve me operacion, procesi i lindjes vazhdoj normalisht deri ne 4 cm. Ne kete moment pas nje ecurie normale gjinekologu me tha qe femija eshte i lidhur disa here me kordon dhe ka ndotur ujrat nese pret qe te lindesh vete duhet te marresh parasysh rriskun e jetes se bebes. Per kete arsye u operova. Shtatzenia me ka ecur shume mire pa asnje problem. Tani dua te di a mund ta bej pa operacion femijen e dyte dhe pas sa vitesh mund ta bej (ngaqe kam bere te parin me operacion)? Ju faleminderit.