Sa duhet te jete madhesia normale e mitres dhe vezoreve?
Rinesa 4
(11 vite më parë)
Përshëndetje Alberina
Përmasat e mitrës nuk kanë rol thelbësor në mbetjen shtatzënë sepse ato varen edhe nga përmasat e vetë gruas. Një tregues është trashësia e endometrit e cila në periudhën e ovulacionit duhet të jetë rreth 8-9 mm, tre shtresor. Ovulacioni zakonisht ndodh kur përmasat e folikulit janë 21-23 mm, por mund të ndodhë edhe me folikul nga 17 deri 29 mm.
Gjithë të mirat.
Doktoresh desha vetem te ju pyes se sa duhet te jete madhesia normale e mitres dhe vezoreve qe te mbetesh shtatezene te falenderoj shume