javë pas jave
Përshëndetje Nada
E kam keqkuptuar atë që ke shkruajtur për gynefarm, të kërkoj ndjesë për mos korrektësinë e përgjigjes. Multivitaminën përdore sipas këshillës së mjekut, sepse është i nevojshëm për shëndetin e fëmijës së ardhshëm.
Gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi përgatitet të ovulojë. Hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë brendësinë e mitrës, endometriumin, që të trashet, në mënyrë që të pregatitet për qelizën vezë të pllenuar. Lirimi i qelizave vezë, pra ovulimi, ndodh më së shpeshti gjatë dy javëve pas ditës së parë të ciklit menstrual, por kjo varet nga gjatësia e ciklit. Kështu që ovulimi nuk është gjithmonë në ditën e katërmbëdhjetë të ciklit, por varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual.
Të uroj fat për të filluar sa më shpejt shtatzëninë e dëshiruar.


Pershendetje doktoresh, tash e lexova pergjigjjen e juaj edhe u bona me u shqetesu, cistet me jane hek ama kom perdor terapi para 3 muaje per eliminimin e cisteve kom perdor CIPROFLOXACIN-MEPHA 500 ML, ZITHROMAX DHE VAGIHEX. EDHE POSTAN, ama e kom pas me perdor vetem kur kom dhimbje, kete terapi e kom pi edhe per 3 muaj me jone zhduk kistet, me ka pyet a ki qef me mbet shtatzene edhe ma ka dhene keto GYNEFARMI me pi ka 1 ne mengjes, qenkan si vitamina ketu kane Acid folik vitaminen A, B1, B2, B3, B5, B6, B5, B9, B12, D, D3, E, sipas mjekut tim keto duhet me marr 3 muaj para se me mbet shtatzene, e jo me pengu ne shtatzeni, ti po thu qe nuk mundem me mbet shtatzene nese e perdor GYNEFARM, une deshiroj te jem shtatzene, menstruacionet normal i kom pas te rregullta cdo 28 dite po me perdorimin e hapave per eliminimin e kistit me jane crregullu, mjeku me ka thene eshte normal, tash masi jon hek Cistet rregullohen, du ta di kur e kom ovulimin periodat e fundit kom pas me 29 nentor me jon ardhe mas 27 dite jo 28, kur e kom Ovulimin per Muajin Dhjetor? Tu kisha lut te me pergjigjeni sa me shpejt se shume jom e shqetesuar qe me the qe GYNEFARM ndikon mos me mbet shtatzene meqenese une me padurim kom prit me mu zhduk kistet se deshiroj shume me mbet shtatzene, me rrespekt Nada pres me padurim pergjigjjen tuaj e nderuar....