Problem me vezore!
Ana V
(11 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Të dy problemet që shkruan, kanë lidhje me prani të infeksioneve vaginale. Prandaj të rekomandoj të bësh një ekzaminim gjinekologjik si dhe analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkakun dhe trajtimin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Jam nje vajze 23vjeqare, kohen e fundit po kam dhembje ne fund te barkut ne te dyja anet, dashta me ju pyt kjo dhimbje a mund te vie nga ftohja e vezoreve dhe nese po ftohja e vezoreve si pasoje e kujt ndodh? Gjithashtu kam edhe nje pyetje tjeter. Gjate maredhenies nuk po kam lageshti (nuk po di sa u shpreha mire) dua te di se pse ndodh kjo, mos mund te kem ndonje infeksion? Faleminderit per kohen dhe pergjigjen. Respekt