javë pas jave
Përshëndetje Beta
Çrregullimi menstrual vjen si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve në gjak. Përpara se të vazhdosh trajtimin me klomifen, të rekomandoj të bësh një dozim të nivelit të disa hormoneve kryesore në gjak, hormone steroide (estrogeni, progesteroni, FSH, LH dhe prolaktinë) si dhe hormone që tregon funksionin e gjendrës tiroide. Vlerësimi i nivelit të këtyre hormoneve, të çon tek shkaku i çrregullimit menstrual dhe tek trajtimi. Kur cikli menstrual të jetë rregullar, në ditën e 14-16 vlerësohet ekografikisht maturimi i folikulit (pjekja e vezës) dhe më pas vendoset nëse do bëhet stimulacioni.
Nëse folio është acidi folik, konsumoje pasi kjo vitamin është e nevojshme për dominuar malformimet në tubin neural të bebit.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe kisha nje pyetje mua para disa muajsh i kam pasur menstruacionet e rregullta por prape kam vonese te menstruacioneve, kam qene te gjinekologu por ata me thuan se vezoret nje muaj i kam te zhvilluara nje muaj jo prandaj kam cregullim por me kane dhene hapa kllomifen qe te ngeli shtatzene per nje muaj por une nuk ngela pastaj ma dhane dupllo terapine por une prap nuk jam shtazene dhe me jane vonuar menstruacionet qe 13 dite! A mund te me tregoni se ku qendron problemi ketu dhe per cka sherbejne hapat Folio jane te Gjermanise? Ju faleminderit,.