Rreth embrionit
* Armina * ♥
(11 vite më parë)
Përshëndetje Elma
Në fillim të javës së 9-të të shtatzënisë, CRL duhet të jetë afërsisht 22 mm dhe në fund të javës së 9-të të shtatzënisë, CRL duhet të jetë afërsisht 29 mm. Me këto përmasa shtatzënia konsiderohet normale. Për të rivlerësuar përmasat e bebit mbi moshën e shtatzënisë, bëj një rikontroll ekografik pas 10-12 ditësh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 9 te shtatzanise. Para disa ditesh kisha kontrollin, cdo gje ishte ne rregull. Mirepo, embrioni ishte 19 mm. Pyetja ime eshte: a jane permasa normale keto? Ju faleminderit!