Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e kembes ne shtatzani

Pershendetje doktoresh Jam nje 25 vjeqare dhe kam 9 jave shtatzani.Ka dy dit qe me dhemb e tere kemba e djathte.Desha te ju pyes se cila mund te jete arsyeja dhe a paraqet kjo ndonje rrezik per shtatzenine time sepse frikesohem mos mund te ndodhe ndonje abort spontan sepse theksoj qe kam patur 2 te tilla me herte per shak te infeksioneve. ju falemnderit

Suzana Shala (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana

Dhimbjet që përshkruan mund të ndodhin si rezultat i komprimit të nervave nga shtatzënia e zmadhuar. Por kjo nuk do të thotë se ka rrezik për abort. Të rekomandoj që të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas. Evito ngarkesat e shtyllës kurrizore, ecjet dhe qëndrimet e lodhshme, mos u ço nga krevati apo karrikja me vrull. Mund të përdorësh paracetamol për të zbutur dhimbjet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti