Dhembja e barkut pas ovulacionit
Meri Meri
(11 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Me sa shkruan edhe mundet që shtaztënia të ketë filluar. Bëj një beta hCG për të konfirmuar shtatzëninë, sepse është analizë që tregon shpjet dhe me saktësi praninë ose jo të shtatzënisë.
Të uroj fat.
Pershendejte Dr.Mimoza, menstruacionet e fundit i kam pasur me date 28.12.2014. Pas vizites te mjeku ne diten e dyte te ciklit menstrual i perdora Clomifen (sipas udhezimit te mjekut), pese dite 2x1,kur isha ne kontroll ne diten e 12 mjeku verejti tri folikula me madhesi 1.8, 2.0 dhe 2.2., endometriumi ishte treshtresor dhe ne permasa te kenaqshme. pastaj filluam me marredhenie seksuale menjehere sipas udhezimeve te mjekut. tani prej dites se 17 kam filluar te kem pak dhembje barku (ndjesi) ne pjesen e perparme, perfundi kerthizes, nuk eshte dhimje e madhe por ne forme te pickimeve, kete dhimbje e ndjej kohe pas kohe edhe sot (dita e 23), gjithashtu kam ndjesine se jam e fryre. me intereson te di a mos eshte ndonje shenje se shtatzania ka filluar. theksoj se jemi ne perpjekje per shtatzani qe tri vite.pres pergjigje ntuaj sa me pare pasi qe jam ne merak te madh.Ju faleminderit.