Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjinjëve gjatë shtatzënisë

Doktoreshe e nderuar deshta te bej nje pyetje, jam shtatzene per here te pare ne javen e 29 edhe rrethet e gjinjve me jane bere zi, qe disa jave i kam ashtu, ndonjehere shume rralle kam pak kruarje, a eshte normale kjo gje? Te pershendes shume.

Anita Niti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Është normale që gjiri të përgatitet për prodhimin e qumështit. Ai bëhet më i tendosur dhe areola (thithka me zonën për rreth) hiperpigmentohen (bëhen më të errta në ngjyrë). Tërheqja e lëkurës së gjirit, mund të shkaktoj një prurit/kruarje të lehtë. Gjithashtu në këtë moshë të shtatzënisë bëhet më i theksuar dhe më i dukshëm në gji i gjithë rrjeti venoz.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti