Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

HSG

Pershendetje dok. mjeku ka dyshuar per nje septum ne miter dhe me ka rekomandu nje HSG, desha te di a ka naj rrezik me bere nje hsg, dhe ne qofte se kam septum , cka eshte dhe a paraqet problem per shtatzani? flm

Linda Gashi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

HSG është ekzaminim që u rekomandohet grave që nuk arijnë shtatzëni apo që mjeku dyshon për keqformime të mitrës. HSG nuk është e rrezikshme. Nëse konstatohet septum i uterusit (mitra e ndarë në dysh me një perde), bëhet ndërhyrje e thjeshtë për ta hequr perden/ndarjen. Ky korrigjim jep shanse të larta për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti