Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mos kam PCOS?

E nderuar doktoreshe do te lutesha te me ktheje nje pergjigje. Menstruacionet i kam pasur pothuajse gjithmone te crregullta qe kur me kane ardhur ne moshen 11 vjecare. Tani jam 19 vjece por ka pasur nje vit qe periodat nuk me kane ardhur, me vinin me nje ngjyre te erret dhe zgjasnin shune pak. Tani kane filluar te me dalin qime ne trup te pjesa e barkut ku une nuk kam pasur kurre... kam lexuar per PCIOS dhe kam frike se mos e kam dhe se ne te ardhem nuk do kem femije? Te lutem nje pergjigje cfare analizash duhet te bej? Jam shume e merzitur.

Enixxx (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Çrregullimi menstrual është pasojë e ndryshimit të nivelit të hormoneve në gjak. Për të gjetur shkakun e ankesave, duhet të bësh një seri ekzaminimesh hormonale dhe një këshillim më mjekun obstetër i cili përveç ekzaminimeve të mësipërme duhet të bëjë edhe ekografi gjinekologjike për të vlerësuar gjendjen e vezoreve. Duke u bazuar në rezultatin e ekzaminimeve, mjeku do gjej shkakun dhe do të japë trajtimin e nevojshëm.

Mos i le pas dore ekzaminimet dhe këshillimin me mjekun, pasi pasojat e mëvonshme mund të jenë të pa riparueshme.

Gjithë të mirat.

Enixxx (15 vite më parë)
Te lutem doktoreshe a mund te me thuash perkatesisht cfare analizash duhet te bej? Duhet te shkoj te bej analiza tek mjeku tek mjeku i cili eshte i specializuar per ndryshimet hormonale apo tek mjeku gjinekolog? Te lutem sepse eshte hera e pare e nuk di ku te drejtohem. Shume faleminderit per pergjigjen.

/komuniteti