Rreth nivelit te progesteronit ne shtatzani
Sumejja Sumejja
(11 vite më parë)
Përshëndetje Sumeja
Dozimi me progesteron duhet të bëhet përpara se të filloj shtatzënia dhe në faza të ndryshme të ciklit menstrual, sepse paraqitet me shifra të ndryshme në gjendje të ndryshme. Në javën 26-28 të shtatzënisë, përdorimi i progesteronit jepet për të parandaluar ndonjë lindje të parakoshme. Gjatësia e qafës së mitrës e matur ekografikisht me sondë vaginale rreth këtyre javëve, shkon deri në 3.5 cm. Ndërsa gjërësia e kanalit cervical që ai të konsiderohet normal, nuk duhet të jetë më e madhe se 8 mm. Seta e serklazhit zakonisht hiqet në javën e 37-të të shtatzënsië, kohë e cila edhe po të ndodh lindja konsiderohet normale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, Pyetjen e pare e kam rreth nivelit te progesteronit ne shtatzani. A eshte me mire te matet ai njehere permes gjakut para se ti pershkruhen nje shtatzene me histori te mehershme abortesh injeksione depoprogesterone? dhe e dyta, sa eshte gjatesia normale e qafes se mitres ne javet 26-28. dhe e treta, ne cilen jave preferohet heqja e cerklazhit? Faleminderit