Lindja parakohe
Lejla
(15 vite më parë)
Pershendetje Lejla,
Lindja parakohe eshte komplikim i shpeshte i shtatzenive. Arsyet e mundshme jane te shumta, por lindja e parakohshme vazhdon te mbetet mister. Shpeshhere ndodhe qe nje shtatzene e cila nuk ka pasur asnje problem dhe asnje nga faktoret e rrezikut fiton kontraksione dhe lind para kohe. Nese ke pasur pelcitje te cipave amniale, atehere ka mundesi qe te kesh pasur infeksion vaginal. Infeksioni ben qe cipat te pelcasin.
I nderuar doktor. Ate qe une nuk e kam te qarte eshte lindja e parakohshme. Edhe pse gjate tere shtatzenise nuk kam pas asnje problem duke i bere te gjitha kontrollet me rregull. Tre ditet e fundit para lindjes kisha pak tensionin e gjakut te larte por jo me shume se 150 me 100. Me plasi uji cysh ne mengjes edhe pse isha ende ne javen e 36. Per shkak turbullimit te ujit duheshte te lindi me cezare. Edhe pse bebi me ka lindur e vogel por pa probleme shendetesore. Por une ende nuk e kam te qarte pse ndodhen keto komplikime edhe pse kisha shtatzani te shendoshe. Ju falenderoj per pergjigjen.