Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i barnave

Pershendetje. Jam ne javen e 14 te shtatzenise i kam pas pak problem se kam pas gjakderdhje dy here ne fillim ne javen e peste pak menstruacione ngjyre kafe dhe para tri jave pak gjak, jam duke i perdore qe nga fillimi Utrogestan 200 dhe follan pyetja ime eshte a eshte shume mbasi veq kam hy ne muajin e katerte me i perdore ende keto barna se deri me date 15 skam kontrolle mjeksore? Flm per mirekuptim.

Hajrie Gashi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hajrie

Trajtimin me utrogestan ta vazhdosh deri në kontrollin e rradhës. Ndërsa përdorimin e follan-it (nëse është acidi folik) zakonisht rekomandohet deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Shpresoj që në kontrollin e rradhës mjeku do të rekomandoj marrjen e multivitaminave dhe suplementit me hekur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti