Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë analize duhet të bëj?

Ju urojme per faqen qe keni hapur. Jam shtatzene ne javen e 10 dhe doja te pyesja se me pare me ka lindur nje djale me probleme kromozoniale. Me kane thene per amniocentezen, ne cjave mund ta bej kete anlize dhe sa e sakte eshte? JU faleminderit.

Erla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erla

Në javën e 12-të, me ekografi, gjinekologu vlerëson për anomali fetale. Pastaj bëhen teste “scrining”, dhe “Double testi”. Pas javës së 15-të mjeku vendos të bëhet ose jo “Triple testi”. Nëse rezultatet janë të dyshuara, kërkohet të bëhet amniocenteza. Amniocenteza bëhet në javët 16-20 të shtatzënisë.

Amniocenteza është proçedurë në të cilën merret lëngu amniotik nga mitra, për të vlerësuar numrin dhe pamjen e kromozomeve. Ajo është proçedurë shumë e besueshme me saktësi deri në 99.4 % të rasteve.

Ju uroj fat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti