javë pas jave
Përshëndetje Klejda
Edhe gjatë shtatzënisë, gruaja mund të konsumojë ushqime sipas dëshirës dhe oreksit. E rëndësishme është që ato të jenë të ushqyeshme dhe të shëndetshëme për të ndihmuar rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit. Por rregjimi ushqimor varet edhe nga fiziku i shtatzënës si dhe nga metabolizmi i organizmit.
Ti përshkruan një seri produktesh ushqimore që konsumon në ditë (më duket vetëm në dy vakte), të cilat duhet të konvertohen në kalori, vitamina, kripra minerale etj, për të vlerësuar që është sasi normale dhe e mjaftushme për shtatzëninë dhe nuk të sjell shtim në peshë. Këtë të dhënë duhet ta kërkosh tek dietologu, i cili do të bëjë rekomandimet e nevojshme.
Në mënyrë të përgjithshme, në artikujt e kësaj faqe mund të gjesh dhe të bësh llogaritjet e mundshme për një dietë ushqimore të domosdoshme dhe të nevojshme për një shtatzëni të sukseshme dhe shëndet optimal mëmësor.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Miredita doktoreshe. Une jam ne javen e 6 te shtatzenise dhe do doja disa keshilla nga ana juaj per dy gjera. Une i kam lexuar te gjitha linqet qe ju keni ne kete portal. Doja nje mendim nga ana juaj per keto gjera. Une cdo mengjes konsumoj nje veze te ziere, nje fete buke te thekur dhe djath. A eshte ushqim i mire ky, nuk ka efekte anesore per bebin dhe ne darke ha vetem nje fete buke te thekur shoqeruar me ushqim te pasur. Ku mund te permend peshkun, supat e ndryshme, spinaqin, sallatrat, veza e ziere cdo mengjes dhe 2 feta normale te thekura jane ushqim i tepert qe mund te sjellin dhe shume kilogram (me shume se cduhet) apo te vazhdoj keshtu?