Rezultati i kerkuar nga ju per laparaskopine e bere
Shahadije Gashi
(11 vite më parë)
Përshëndetje Shahadije
Nga ndërhyrja është vlerësuar kalueshmëria e tubave e cila është brënda parametrave, është hequr kisti paraovarial i vogël dhe janë bërë dy prerje të vogla tek vezoret për t’i dhënë mundësi vezës të dalë në qarkullim. Nëse folikuli pas stimulacionit ka arritur maturimin optimal dhe parametrat e spermogramës janë brënda normave, shpresoj që shtatzënia do të ndodhë me rrugë natyrore. Nëse pas 6-të muaj stimulacion, shtatzënia nuk ndodh, këshillohu me mjekun që i ke besuar shëndetin riprodhues për t’ju rekomanduar një nga metodat e fertilizimit artificial.
Gjithë të mirat.
Laparaskopia e bere keto jan 6 pikat: 1.Hsc- biopsio endometriii 2.Lpsc 3.Chromoproturbatio profluens tubae bill 4.Extirpatio cystae peritubaria lat. Sin 5.Ovariall drilling bill 6. Lavage. D Zonja dr. Keta keto jan 6 pikat e shenuara un e kam bere laparaskopien ne shkup esht raporti ne gjuhe maqedone dhe tjeter aty shkrun per operacion te ber me sukses ne kuader te atyne 6 pikave besoj qe ti e kupton. Pasi qe jan ne terme latine un spo i kuptoj. Ma cikli perseri me erdh 28 ditesh edhe pasi mora clomid. Choriomon dhe dabroston 10 dit. Nuk muj me dit dr pse nuk po mundem te konceptoj edhe pas shum perpjekjeve 5 vite i kam bere. Te theksoj se bashkshorti analizen e spermogramit e ka bere per her te fundit para 10 mujve dhe levizshmeria progresive (a+b) esht 46%. Shpresoj se me kuptoni znj. Keta ju falenderoj perzemersisht.