Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth vitaminave

Pershendetje doktoreshe, ju uroj pune te palodhshme, deshta tju pyes per vitaminen e hekurit cili prodhim eshte me mire me u konsumu? Jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe ne analiza me ka dale hemoglobina 110, nderkohe jam ka pi edhe magnezium dhe multivitamina po doktori me ka preferu edhe hekur, ju kisha lut me me tregu edhe gjate nates nuk mundem me bo gjume te rehatshem, kembet me dhembin shume dhe une flej ne krahe dhe kur po me leviz beba po me duket qe po e lendoj, ju faleminderit per mirekuptim, pres pergjigjje.

Shtatzënaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Hekuri është shumë i nevojshëm për zhvillimin e organizmit. Ai është i domosdoshëm për formimin e hemoglobinës; pigment i qelizave të kuqe të gjakut nëpërmjet të cilës realizohet transporti i oksigjenit në gjak. Veç kësaj favorizon rritjen, rrit rezistencën ndaj sëmundjeve dhe parandalon lodhjen muskulare.

për ndryshe, mungesa e tij sjell anemi.

Mirë është që hekuri të merret nga produktet ushqimore, por edhe konsumi me suplemente është i favorshëm. Në rrugë naturale ai gjendet tek mëlçia, zemra, mishi i kuq, e verdha e vezës, molusqet (veçanërisht frutat e detit), spinaqi, brokoli, bizelet, fasulet, vezet, orizi, kumbullat e thata, lëng vishnje, frutat e thata etj.

Gjatë shtatzanisë dhe laktacionit, organizmi i gruas ka nevojë për sasi të shtuar të hekurit. Por në rastet e anemisë, shtesa në hekur duhet të bëhet vetëm me këshillën e mjekut. Për të vlerësuar rezervat e hekurit tek grauaj shtatzën, bëhet analiza që quhet ferritinemisë. Mbi këtë rezultat mjeku vendos për sasinë e suplementit me hekur që ka nevojë shtatzëna.

Të gjitha produktet me suplement hekuri janë shumë të favorshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti