Ciste ne vezore, cilen terapi rekomandoni?
Yllka Z
(11 vite më parë)
Përshëndetje Yllka
Ato që ankon janë pasojë e pranisë së kistit ovarial. Trajtimi me Yasmin, është më efikas pasi vendos në qetësi vezoren duke krijuar mundësinë e eliminimit të kistit dhe nuk shoqërohet me efekte anësore të rëndësishme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr Mimoza, jam 24vjeçare, kam dhimbje te shpeshta ne fund te barkut edhe gjate apo pas marredhenies seksuale. Pos asaj qe ciklin e kam me dhimbje ekstreme gjithmone! Koheve te fundit kam edhe therrje dhe dhimbje dhe nderprerje te frymemarrjes ne gjoks (por nuk e di nese kjo lidhet me ndonje gje) Sidoqofte me daten 27dhjetor kam pas ciklin, po ate dite me eshte dasht me marr pilula emergjente qe mendoj qe ka ndiku ne çrregullim te ciklit. Pas 1jave me filloi cikli prap, dhe isha me gjakderdhje per 3jave te tjera. Nga nje kontrolle qe kam bere, nga ekzaminimi doli qe kam ciste ne vezoren e majte 4.5cm. Njeri doktor me preferoi te marr Yasmin pilula kontraceptive dhe pastaj te shkoj ne kontrolle gjate ciklit te ardhshem. Tjetri me preferoi te marr tableta hormonale Cyclo Progynova gjate ciklit te ardhshem. Ju lutem me tregoni se me cilen terapi te shkoj, cilen rekomandoni ju qe eshte me e pershtatshme per rastin tim. Dhe a ka mundesi qe cista i ka shkaktu dhimbjet ne fund te barkut, gjakderdhjen per 1 muaj dhe ciklin me dhimbje te forta per nje kohe te gjate. Faleminderit per pergjigjen tuaj.