Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Miome mbi miter

Prsh dokoresh, dje kesh tek mjeku dhe me beri diqka kontrolla por ne kontrollen me ego vaginale vrejti nje miom mbi miter , pjesen e siper anane e maj, 18x25mm , a ndikon diqka mos mbetjen shtatzene? a duhet mu operu ehe pse skam vrejt ndonje simptom?

Dona 2019 (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Është një miomë e pakonsiderueshme, e cila nuk mendoj se sjell probleme mbi fertilitetin. Prandaj nuk lind nevoja për ndërhyrje kirurgjikale.

Meqë kërkon shtatzëni, bëj këshillim parakoncepsional, që do të thotë të vlerësohet në tërrësi shëndeti yt riprodhues si dhe shëndetin riprodhues i bashkëshortit. Nëse treguesit janë normal, shtatzënia nuk ka arsye që të mos ndodhë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti