Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 30 te shtatzenise, cdo gje deri me tani ne rregull mirepo ka kater dite kam dhimbje te lehta shume, ndonjehere ne fund te barkut dhe isha ne kontrolle me thane se nuk jane dhimbje per te lind se me benen CTG me duket ashtu me pa zemren e bebes me nje dhe dhimbjet po tha sje per te lind vetem pi uvin çaj me tha, çfare mendoni ju, une ndodh se jam ftohe se shume rri ne ujera dhe levizi ne shtepi e nuk e ndjej shume te ftoftin, çfare mendoni ju?

Ajshe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Dhimbjet e lehta dhe të pa shoqëruara me gjakrrjedhje, mund të konsiderohen normale. Shpresoj që kardiotokografia të ketë rezultuar normal.

Për hir të shtatzënisë, shmangu nga ujrat, ambjentet e ftohta dhe nga punët e rënda. Qëndro shtrirë dhe pusho sa më gjatë të jetë e mundur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti