Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Candida spp

Ju flm per punen tuaj e kam nje problem te madh dua te mbes shtatzan mvas 5 vite te djalit te par problemi eshte qe ekam nje infeksjon kandida spp me ka dhon doktoresha te perdori polyginax 12 copa ka njo ne ne mramje 8 I kom perdor por spo kam sukses kam er vaginale dhe skam kurfar ndjenja seksuale qka te bej ju flm dhe andikon kjo qe spo jes shtatzan qka te perdori Apo prap mi bo analizat per infeksjon

Arbnona Elezi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnona

Nëse e kuptova atë që shkruan, se ke erë të sekrecioneve vaginale, të rekomandoj që të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar praninë e vaginozës bakteriale. Nëse kjo është e pranishme, trajtimi iI saj bëhet paralel me kandida, jo me polyginax, por me ovul të kombinuar që përmban metronidazol dhe clotrimasole.

Pasi të jesh trajtuar infeksionin, bëj një këshillim parakoncepsional për të vlerësuar gjendjen e shëndetit riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti