Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kolli ne fillim te shtatzanise

E nderuar dr desha te pyes se jam ne merak, jam ne janen e 6 te shtatzanise dhe jam me koll i cili nuk po me kalon sado qe perdori ilaqe bimore popullore,qajra, jam ne merak mos ndikon keq ne zhvillin e bebit ose ndikon ne abort sepse me ben presion. Ju lutem qfare me rekomandoni.shume e shqetsuar!

Une Era (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse nuk je rrezik aborti, kola nuk dëmton shtatzëninë. Të rekomandoj që kur ke kollë, shtrëngo sa më shumë baçinin (muskujt e legenit). Përdor çajra bimore, për të holluar sekrecionet, përdor shurup acetylcystein (ACC) e cila ndihmon për hollimin e sekrecioneve. Nëse ke hundët e zëna mund të përdorësh sprajt me përqëndrim të ulët medikamentesh. Meqe ke sekrecione, konsumo sa të mundesh lëngje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti