Problem cikli apo cfare?
Ana Ana
(11 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Nga ajo që shkruan, nuk dyshohet se ke bërë abort. Copat e gjakut që dallon janë pjesë e endometrit, i cili është trashur dhe formuar për të pritur një shtatzëni të mundshme. Meqë shtatzënia nuk ka ndodhur, shtresa e brëndshme e endometrit shkëputet dhe del në trajtën e gjakrrjedhjes menstruale duke i lënë vendin formimit të endometrit gjatë një cikli të ri menstrual.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe, kete muaj kam tentuar per shtatzani, pata vonese cikli 2-3 dite, testet me dilnin negative.Cikli me erdhi por shoh qe po me dalin ca copa , po behem merak mos ndoshta kam qen shtazene, theksoj qe para 4 mujave kam pas abort, dhe jam pastru ne rreg pasi dhe tani ne dhjetor bera nje kontroll, dhe cdo gje ok.Si mendoni, pasi jam shum ne stres