Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Paracetamol

Pershendetje Doktoresh,jam ne javes 19 te shtatezanis ka disa dite qe ankohem nga fyti por nuk kam perdor ndonje medikament perveq qaj te llojeve te ndryshme ,mjalt por nuk kishin efekt mandej perdora nje spray "Ialoclean" me lejen e mjekut qe ma percjell shtatezanin,Fytin tani e kam me mire por me ka kaluar ne hund her me kullojn shum her me zihen,zani me eshte marr ndonjeher me ngacmon kolli si dhe syt me lotojn kur temperatura me ngritet pak gjithaqshtu edhe koken e ndjeje rend.Qfare me kishin rekomanduar dhe a me lejohet te perdor paracetamol.Faleminderit paraprakisht per pergjegjjen dhe me falni nese e zgjata pak.Shpresoj te jem e qarte.

Sara Thaqi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Mirë ke bërë që ke përdorur ato preparate që përshkruan. Mund të përdorësh edhe paracetamol, sepse nuk ka efekt anësor negativ mbi ecurinë e shtatzënisë.

Nëse temperatura nuk dominohet, mund të përdorësh edhe preparate (antibiotikë me spektër të gjerë të cilët nuk e kalojnë barierën placentare) më të fortë, sepse në këtë moshë të shtatzënisë nuk kanë efekte negative.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Sara Thaqi (11 vite më parë)
Doktoresh ju falenderoje shume dhe gjithashtu ju uroje gjitha te mirat per ju.

/komuniteti