Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

E nderuar, jam 26 vjeqare, planifikoj tash te tentoj te mbetem shtatzene, une e kam grupin e gjakut 0 pozitiv, ndersa burri nuk e din grupin e tij, duhet te marre ndonje mase para se me tentu per shtatzani, te falenderoj paraprakisht

Lulja . (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Përsa i takon grupit të gjakut që ke dhe rhezusit të tij, nuk paraqet asnjë llooj problem për bebin.

Por, të rekomandoj që përpara se të tentosh për shtatzëni, të bësh këshillim parakoncepsional i cili do të thotë që mjeku gjinekolog të bëj vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime të cilat do të vlerësojnë gjendjen e shëndetit tënd riprodhues pa lënë pas dore dhe spermogramën e bashkëshortit. Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë dhe të konceptosh sa më shpjet shtatzëni.

Dy-tre muaj përpara se të tentosh për shtatzëni merr acid folik i cili duhet të konsumohet deri në fund të javë së 12-të të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti