Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditet e ovulacionit

Pershendetj e nderuar Mimoza te falenderoj per pergjigjet dhe ndihmen te cilen po na jep.Deshiroj te di sa zgjat koha e ovulacionit,kam muaj qe mundohem per shatzani dhe rezultati negativ,te fundit here kam marre ampula merional dhe me ka thene qe folikuli ka arrit madhesin e duhur po prap me erdhi cikli.Tani jam ne dilem sepse ciklin e fundit e kam pasur me 10.01.2015 dhe koha e ovulacionit ishte data 24 pasi qe gjithmon i verej shenjat vete ndjeshmeri gjoksi , dhimbje nga fundi i barkut, temperature trupore me te larte, me intereson sa zgjate kjo periudhe une qe 10 dite kam keto shenja te njejta dhimbje barku ngapak ,gjoksi i ndjeshem dhe temperature trupore me te larte .Nese ke mundesi me kthe pergjigjje sepse deri me tani e kam dite qe zgjate me shkurt periudha e ovulacionit a ka mundesi qe ka fillu shtatzania edhe pse eshte heret per te ditur .Fliminderit shum

Jeta Jeta (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Veza pas daljen nga folikuli, është e aftë për t’u pllenuar brënda 72 orëve. Për shenjat që referon, mund të dyshohet për shtatzëni. Por, përgjigjen e saktë e merr nga beta hCG-ja, të cilën mirë është që ta bësh në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti