Hapja ne javen 28
Lejla G
(11 vite më parë)
Përshëndetje Lejla
Me terapinë që të ka rekomanduar mjeku si dhe me të dhënat që përshkruan, mendoj se rreziku i lindjes para kohe mund të ketë kaluar.
Shifrat e presionit të gjakut që shkruan janë mëse normale. Nëse presioni i gjakut shkon mbi 140 (sistolik) dhe mbi 90 (diastolik), kontakto urgjentisht mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe, Siq ju kam shkruajtur edhe me heret une kam pasur hapje dhe shkurtim te qafes se mitres ne javen e 22. Per dy jave me kaloi dhe pas asaj fillova te zgjohem te eci shume pak neper shtepi. Mirepo ne javen e 28 une u hapa prape, qafa e mitres ne rregull 4cm mirepo hapja kishe shku deri ne 2.7. Qendrova ne spital 2 dite dhe menjehere kisha permiresim, vetem edhe pak ka mbete te mbyllem. Kam mar edhe injeksion progresteron dhe injeksionet per zhvillimin e mushkerive te bebeS, pasi jam ne rrezik per lindje para kohe. Jam duke perdorur Nifelat 60 mg ne dite, Utrogestan 200mg dhe Previt. Magneziumin me nuk e mar. Nifelati po mi pershpejton te rrahurat e zemres dhe mbreme u shqetesova shume se kisha shtypjen 130-70 (zakonisht e kam 110-60). Jam regjim shtrati vetem ne toalet qe shkoj dhe po merzitem e stresohem shume nga lindja para kohe sepse dihen pastaj komplikimet per beben. Sipas mendimit dhe pervojes tuaj a mendoni se mund ta shtyej deri ne 37 jave me kete terapi dhe regjim shtrati? Gjithashtu, a eshte problem rritja e shtypjes momentale qe po me vie shkaku i Nifelatit, se me heret skam pasur problem? Ju falenderoj shume per kohen dhe kerkoj falje qe e zgjata por mendova duhet ta dini situaten per qfaredo keshille qe mund te me jepni.